Isa Mustafa jep dorëheqjen si kryetar i LDK

15 Shkurt 2021 | 13:29

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zoti Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Ai theksoi se ka njoftuar edhe partinë që të zgjedhë menjëherë kryetarin e ri të LDK-së.

“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK dhe një rezultat që nuk e kemi pritur.  Vlerësojmë që kandidati Hoti ka bërë një punë të mirë dhe të suksesshme dhe ka prezantuar programin qeverisës. Por, vota e qytetarëve është ajo që duhet të respektohet dhe shenjë të kësaj vote, dhe për organizim unë sot kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në periudhë shumë të shpejt kohore”, u shpreh Mustafa.

“Mendoj që LDK do ta ketë së shpejti kryetarin e ri dhe do të bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa më mirë”, tha ai më tej.

Vendimi i Mustafës erdhi pas humbjes së LDK në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, ku partia që ai drejtoi renditet e treta me 13,8 për qind të votave, pas LVV dhe PDK. 

Lexoni gjithashtu:

Sa e dëmtoi largimi i Vjosa Osmanit LDK-në? Isa Mustafa flet pas dorëheqjes nga kreu i partisë

”Janë shtuar zërat për dorëheqje të Isa Mustafës”, Franko Egro raporton nga Kosova

Reagimi i Brukselit për zgjedhjet në Kosovë, Borrel dhe Varhelyi: Presim angazhim për dialogun me Serbinë

Zgjedhjet në Kosovë, Lajçak: Po pres që të punoj me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026