Çmimet në treg po stabilizohen, ushqimet dhe argëtimi të shtrenjta
Çmimet në treg po stabilizohen, teksa inflacioni ka arritur në 3.8%. Megjithatë, ushqimet, argëtimi dhe mobiljet janë pjesë e grupit të mallrave që vazhdojnë të shiten shtrenjtë.
Inflacioni po pëson rënie të qendrueshme në vendin tonë. Në muajin tetor, ai preku nivelin 3.8%, teksa një vit më parë kulmoi në 8.3%.
Me matjet që bën Instituti i Statisitikave, ky është niveli më i ulët që nga muaji shkurt i vitit 2022, kur bashkë me pushtimin e ukrainës që destabilizoi tregjet, edhe energjia elektrike u zhyt në krizë prodhimi.
Ushqimet, argëtimi dhe moblijet e shtëpisë regjistruan inflacion mbi 5% në muajin tetor, grupe këto që po mbajnë lart infalcionin e përgjithshëm.
Ndërkohë edhe grupi i hoteleve, kafeneve dhe restoranteve pësoi rritje 4.8%. Nga ana tjetër, transporti ka vijuar të tkurret me çmimet më të ulëta se vitin e kaluar.
Edhe pse me rënie, inflacioni vijon të qëndrojë mbi objektivin e bankës së Shqipërisë, që synon ta kthejë atë në 3%. Institucioni monetar i qëndron analizës së saj se inflacioni do të kthehet në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm.
Tregjet po stabiliozohen edhe në rajon e Europë në këtë periudhë, duke shënuar nivele inflacioni disa herë më të ulëta se vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta