​Fatmir Limaj uron LVV-në: Është koha për punë dhe qeveri stabile

15 Shkurt 2021 | 13:49

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur në zgjedhjet e të dielës. Me një dalje para mediave, z. Limaj u shpreh se do të vazhdojë të vëzhgojë punën e forcës politike, e cila mori besimin dhe vullnetin e qytetarëve.

“T’i uroj fituesit e zgjedhjeve besimin e popullit. Nuk ka asnjë arsye, është koha e punës. Ne do të vëzhgojmë besimin që keni marrë nga populli. Është koha për punë dhe qeveri stabile”, tha ai.

Pavarësisht se nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor prej 5%,  Fatmir Limaj tha se Nisma do të vazhdojë punën për të promovuar vlerat kombëtare e ato njerëzore.

“Ne si Nismë do të vazhdojmë fuqishëm dhe të jemi zëdhënës i atyre aktivistëve. Janë mishëruar me kauzën tonë. Shumë vajza e djem të lindur pas luftës ndihen çlirimtarë. Këtë radhë nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit. Por, në asnjë mënyrë nuk do të ndal zërin për promovimin e kauzës tonë për promovimin e vlera kombëtare dhe njerëzore. Kosova është mbi të gjitha dhe zëri i çlirimtarëve do të rritet dhe promovohet”, ka thënë ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026