Punonjësi i Oracle, i përfshirë në pastrimin e kriptomonedhave prej 54 mln $

8 Nëntor 2023 | 17:50

Ditën është një ekspert teknik pranë kompanisë multikombëshe informatike Oracle, natën është një pjesëtar aktiv i skenës festive dhe eventeve ekstravagante. Në një foto në Facebook, Brian Krewson shfaqet i veshur si Walter White, profesori i kimisë, i cili përfshihet në biznesin e drogës nga seriali famshëm Breking Bed.

Por sipas një dosje të Departamentit të Rendit të New Jersey, ngjashmëria e Krewson me Walterin shkon përtej kostumit.

Në dosjen e policisë, inxhinierit I kërkohet konfiksimi i detyruar i një shumë parash që Krewson ishte I angazhuar për të ruajtur dhe recikluar me anë të kriptovalutave për dy shokët e tij, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin për trafik kokaine. Shuma prej 54 milion dollar të Christopher Castelluzzo dhe Luke Atwell, të cilët po vuajnë dënimin nga viti 2018, vjen nga një rrjet trafikimi kokaine, e cila faturonte mbi 3 milion dollar në muaj.

Telefonatat e Krwwson me të dënuarit në lidhje me transferimin e parave në Maltë ose në Bahamas, ka nxjerrë zbuluar aferën e inxhinierit.

Gjatë një bastisjeje policore në korrik të vitit të kaluar, Krwwson dha fjalëkalimin e portofolit kripto, duke i lejuar autoritetet ligjore të transferojnë të gjitha fondet në një portofol të departamentit të drejtësisë.

Pas një apelim nga ana e pjesëtarëve që pretendonin se paratë janë legjitime dhe burojnë nga një aktivitet që treshja drejtonte për shit-blerje kriptovalutash, gjykata e Kolorados refuzoi ankesën.

Ndërkohë në profilin e tij Linkedin, Krewson rezulton se punon si inxhinier i lartë teknik për Oracle nga viti 2015. Të pyetur nga prestigjozia Forbs, gjigandi I informatikës nuk u është përgjigjur asnjë kërkese për koment.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026