Ish-diplomati: Bashkimi i Hezbollahut në luftën në Gaza do të ishte ‘shkatërrues’
Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Liban, Tom Fletcher, është shprehur se bashkimi i Hezbollahut në luftën në Gaza do të ishte shkatërrues për Izraelin dhe rajonin më gjerë.
Sipas mediave të huaja, komentet ai i bëri teksa është pyetur nëse Izraeli mund të fitojë një luftë në dy fronte, nëse Hezbollahu vendos t’i bashkohet konfliktit.
“Unë mendoj se do të ishte shkatërruese për Izraelin, nëse Hezbollahu do të bashkohej në luftë,” thotë ai.
“Do të ishte shkatërruese për rajonin, shkatërruese për Libanin, vendin në të cilin shërbeva”, vijoi ai më tej.
“Populli libanez nuk e dëshiron këtë dhe unë nuk mendoj se populli izraelit e dëshiron këtë,” tha më tej ai.
Ai shtoi se fokusi duhet të jetë në nxjerrjen e pengjeve nga Gaza, gjë që do të largonte një pjesë të presionit politik nga vendimmarrësit kryesorë dhe do të çonte në uljen e tensioneve.
“Të gjithë ata që unë njoh që janë të përfshirë… mendojnë se është politika ajo që do të marrë rezultatet dhe jo operacioni ushtarak”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta