Dialogu jo prioritet për Kurtin, Bushati: Në proporcion të duhur, Haxhiu: Rrezik izolimi
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu ndanë në emisionin “Shock” në Euronews Albania mendimet e tyre për sa i përket qëndrimit të Albin Kurtit se ai nuk do ta ketë prioritet kryesor dialogun me Serbinë.
Bushati tha se Kurti nuk është votuar për qasjen e tij rreth dialogut, por për qëndrimet që ai ka për korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes. Sipas tij “nëse ka mirë-qeverisje ka më pas edhe qëndrim të denjë në dialog”. Bushati tha se dialogu duhet vendosur në “proporcionin e duhur”.
Krejt ndryshe Haxhiu tha se dialogu duhet konsideruar kryesor, pasi sipas tij “dialogu është peng i situatës së Kosovës”. Ai argumentoi se Kosova është vend i izoluar, pa njohje të reja, pa anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe tashmë edhe me marrëdhënie në diskutim me Turqinë.
“Do ta shohim nëse do zhgënjeheni […] nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa heqja e pengut të dialogut që Kosova e ka mbi veten,” – tha Haxhiu teksa shtoi se nga Kurti nuk ka asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me veriun e Kosovës.
Bushati pranoi se nën qeverinë e Kurtit arritja e marrëveshjes me Serbinë është e largët. Në këtë pikë replikoi me Haxhiun rreth parimit të reciprocitetit që vendosi gjatë qeverisjes së parë.
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi