A mund të shndërrohet Albin Kurti në një lider autoritar?
Fitorja e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ka nxjerrë në pah disa zëra kritikë se kjo mund t’i japë pushtet të madh dhe ta kthejë në autoritar Albin Kurtin. Analisti Agon Maliqi thotë se e sheh si pozitive faktin që më në fund të kemi një forcë që ka aftësi për të qeverisur. Sipas tij LVV ka mbajtur deri tani qëndrime morale në opozitë dhe ka ardhur koha që të provohet.
“Besoj se do të jetë qeveri e qëndrueshme dhe do t’i ketë duart e lira që të qeverisë dhe të përballet me ato që ka premtuar. Ka shqetësim rreth qasjes autoritare të z. Kurti në politikë është mirë që të ketë mekanizma të kontrollit, mbetet për të parë çfarë roli do të ketë Vjosa Osmani brenda koalicionit”, tha ai.
Elvis Hoxha, anëtar i Vetëvendosje shprehet se e shikon pa bazë këtë frikë pasi rregullat e demokracisë kërkojnë pushtete të pavarura dhe jo ndarje pushteti.
“Është rang i injorancës që thotë se nuk është mirë që LVV të mos ketë pushtetin. Kushti i demokracisë është që të mos përzien pushtet dhe askush nuk duhet që qeveria të mos ketë garancinë e votave 51%. Frikë hipotetike që e konsiderojnë Albin Kurtin me qeverinë e Enver Hoxhën. Albin Kurtit duhet që t’i kërkohen pushtete të pavarura”, tha ai.
Teuta Vodo, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS deklaron se “frika bazohet tek check and balance” dhe sipas saj kjo që nuk është e keqe në vetvete.
Analisti Gëzim Podgorica thotë se frika është e pabazuar pasi Kurti ka pasur pushtet edhe kur LVV nuk ka qenë në qeverisje.
“Kurti ka pasur pushtet lokal dhe nuk ka inspiruar autoritarizëm, përkundrazi. Pavarësisht se nuk ka qenë vetë, por ka qenë lider i këtyre drejtuesve të pushtetit lokal. Ka pasur një përpjekje për ta ndaluar z. Kurti që të vinte në pushtet dhe kjo ka ardhur nga liderët e vjetër. Nuk ka pasur mbështetje në media. Nuk është frika e një autoritaristi por frika e një njeriu që do të vendosë disa drejtësi të munguara”, deklaroi ai.
Gazetari Resul Sinani u shpreh se fitorja e qartë i jep dhe përgjegjësinë për ta menaxhuar këtë fitore. “Kjo fitore i jep legjitimiteti ne plotë dhe të realizojë në praktikë të gjitha idetë që ka luftuar politikisht prej dy dekadash”, tha ai.
Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center nga ana e saj deklaroi se nuk mund të thuhet apriori që z. Kurti ka prirje autoritariste por shprehur rezerva me programin qeverisës që është krejtësisht i majt tha ajo.
“Duhet të ketë një ndarje të pushtetit pasi Ballkani është i mbushur me autokratë. Sfida kryesore e Kosovës do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Ka disa ngërçe që duhet të kalojë qeveria Kurti. Qeveria e z. Thaçiç dhe z. Thaçi ka qenë një lider autokratik edhe kur ka qenë në koalicion ka pasur më shumë pushtet”, tha nj. Harxhi.
Enver Bytyçi, lektor në Departamentin e Shkencave Politike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” thotë se “Kosova ka treguar se ka një popull që nuk mbështet autoritarizmin dhe vota ishte kundër autokracisë së Hashim Thaçit në pushtet dhe autokracisë së Isa Mustafës brenda partisë së tij”.
“Albin Kurti ka evoluar në qëndrime e tij. Para pak vitesh nuk donte të merrte pjesë në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovë dhe sot ai mbron interesin territorial të Kosovës”, u shpreh z. Bytyçi.
Sipas gazetares Jeta Xharra “frika vjen për shkak të humbjes së privilegjeve” që kanë një grup njerëzish. “Shpresoj që do të ketë largim të njerëzve të korruptuar, për këtë është votuar”, tha ajo.
Pikënisjen e asaj se çfarë mund të ndodhë me një lider me shumë pushtet, Edith Harxhi tha se e shihte te mungesa e mbajtjes së zgjedhjeve me garë në Vetëvendosje. Haxhi vuri në diskutim pushtetin që do të ketë të nesërmen Kurti duke kujtuar se ndër vite Vetëvendosjes i janë larguar shumë aktivistë. Anëtari i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha replikoi me këtë koment të Harxhit duke këmbëngulur se Vetëvendosje ka mbajtur tre herë zgjedhje me proces “një anëtarë, një votë”.
Në diskutim u përfshi sërish gazetarja Jeta Xharra e cila theksoi se ndryshe nga vendet e rajonit, Kosova është më pak e prekshme nga pushtetet autoritare pasi prej kohësh atje është investuar shumë në shoqërinë civile dhe në mediat e pavarura. Këtë mendim ndau edhe Hoxha, i cili madje paralelizoi me të kundërtën se në Shqipëri u investua krejt kundër “që shoqëria civile të shkatërrohej”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta