Mandati i Albin Kurtit, i pa rrezikuar nga votat e emigrantëve
Vetëm votat e dy komunave në Kosovë, kanë ngelur për t’u numëruar, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të fillojë nga puna me votat e emigrantëve. Të numëruara në një kohë rekord, vetëm disa orë pas mbylljes së qendrave zgjedhore, votat shpallën fitues të 14 shkurtit Lëvizjen Vetëvendosje me 48.17 %.
Albin Kurti, i përjashtuar nga gara, për arsye të dënimit të tij nga gjykata, do të mbahet mend si njeriu që fitoi mandatin e kryeministrit në Kosovë pa kandiduar. Po aq shpejt sa votat në kuti, pritet që të numërohen edhe votat e ardhura nga emigrantët. Janë 16 mijë pako postare, që kanë më shumë se 1 votë brenda, të cilat pritet që të hapen dhe të numërohen të mërkurën. Sipas ekspertëve që kanë ndjekur procesin, nuk ka asnjë pritshmëri që votat e emigrantëve të sjellin ndonjë përmbysje të rezultatit.
Ngelja jashtë dyerve të parlamentit të Partisë Nisma Social Demokrate të Fatmir Limajt, pasi nuk kaloi pragun, do të sjellë edhe shpërndarjen e votave që ka marrë kjo parti, në mënyrë proporcionale te partitë e tjera. Vetëm 4 parti kanë arritur të marrin vota që kalojnë pragun elektoral.
Mes tyre Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 17.35% të tyre, Lidhja Demokratike e Kosovës 13. 18 % Ndërkohë drejtuesit e forcave politike që humbën zgjedhjet kanë pranuar rezultatin duke uruar qeverinë Kurti, por teksa Haradinaj e ka lënë të hapur rrugën për bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka përjashtuar këtë mundësi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta