Dialogu Kosovë-Serbi, Nesho: Kurti e ka të qartë që në politikë ka kompromise
Ish- ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho tha se nuk mendon se Albin Kurti është kundër dialogut Kosovë-Serbi por bisedimet nuk mund të zhvillohen njësoj si në vitet e fundit.
“Kurti kërkon që të dyja palët para se të negociojnë të kenë të qartë që të arrijnë atë marrëveshje normalizuese, gjithëpërfshirëse por që njohja e Kosovës të jetë një kusht i padiskutueshëm,” – tha Nesho.
Sipas tij Albin Kurti si kryeministër i Kosovës është i aftë t’i realizojë bisedimet me Serbinë duke bërë dhe kompromise të caktuara por jo në bazë të lëshimeve.
“Në politikë ka dhe kompromise,” – kështu u shpreh diplomati Nesho teksa theksoi se dhe Albin Kurti e ka të qartë këtë gjë.
Nëse letra e urimit që pritet të vijë nga presidenti i SHBA-së Biden, për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës ka ndonjë kërkesë specifike që duhet zbatuar nga shteti i Kosovës, sipas Neshos është diçka që duhet marrë në konsideratë nga kryeministri i ri.
“Qeveria Kurti është shumë e qartë në këtë drejtim. E kupton që çështja e njohjes së Republikës së Kosovës i takon në mënyrë prioritare Serbisë dhe ata janë të hapur për çdo kompromis që nuk prek integritetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës,” – përfundoi Agim Nesho.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje