Reshje të mëdha shiu në veri të Francës, qindra shtëpi të përmbytura
Në rajonin e Pas-de-Calais në veri të Francës, qindra shtëpi dhe fusha të punueshme u përmbytën pas reshjeve të dendura, 133 persona u evakuuan dhe alarmi i kuq i motit është ende në fuqi sot. Që nga e hëna tre persona janë lënduar lehtë nga përmbytjet.
Në atë rajon për mbrëmë janë regjistruar 90 deri në 100 milimetra shi për metër katror, sa është sasia e reshjeve për nivelin mesatar mujor dhe reshjet kanë vazhduar edhe sot dhe janë parashikuar 30 deri në 50 milimetra reshje, njofton “Figaro”.
Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje qytetarëve të enjten të jenë të kujdesshëm për shkak të përmbytjeve. Në Pas-de-Calais, pati rreth njëqind ndërhyrje nga zjarrfikësit mbrëmjen e së enjtes dhe 133 persona u evakuuan. Kryqi i Kuq hapi 12 qendra akomodimi.
Në Saint-Etienne, rreth 300 shtëpi u dëmtuan gjatë natës mes të hënës dhe të martës. Shkollat në 200 komuna do të qëndrojnë të mbyllura sot dhe trafiku hekurudhor është pezulluar në itinerarin Boulogne – Etaples dhe Saint-Paul-Etaples të paktën deri të shtunën.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta