Rinis beteja e elitës së UÇK në Hagë, Thaçi, Veseli, Krasniqi sërish para gjyqit

16 Shkurt 2021 | 12:01

Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë tashmë është mbajtur konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Seanca ishte online dhe mundësia për ta ndjekur dhe për të marrë pjesë iu dha edhe Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit.

Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë gjatë konferencës së sotme ka bërë të ditur se janë duke punuar në grumbullimin e materialeve. Prokuroria ka trajtuar disa nga çështjet e ngritur nga mbrojtja e Thaçit, sidomos sa i përket identifikimit të dëshmitarëve, si dhe provat e tyre që do t’i përdorin.

“Identifikimi i dëshmitarëve, caktimi i një numri personash, është diçka që ndodh si pjesë e hetimit tonë si Zyrë Prokurorie. Nuk është përcaktuar nëse ne do I përdorim këta persona në gjyq, por të gjitha materialet e nxjerra në bazë të rregullës 102 1 A janë materiale që i kemi përdorur në rastin e konfirmimit të aktakuzës dhe siç kemi thënë edhe më përpara parashikohet që shumica e madhe e këtyre dëshmitarëve do të përdoren për gjyq. Në lidhje me kërkesën që të japim listën e dëshmitarëve, jemi ne dhe provat e tyre që ne i përdorim do t’i bëjmë të njohura kur të vijë momenti i duhur”, tha prokurorja Claire Laëson.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper në konferencën e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se në këtë rast janë 124 dëshmitarë, të cilëve nuk I është bërë I ditur identiteti dhe nuk dihet se çfarë provash disponojnë.

“Në këtë rast ka 124 dëshmitarë që janë bërë të njohur, shumica e tyre me pseudonime, nuk na është dhënë ndonjë përmbledhje, nuk kemi as edhe pesë rreshta lidhur për çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i njohur bashkë me provat shoqëruese, sepse kur ka një dëshmitar duhet të ketë edhe prova të cilat lidhen me atë dëshmitar dhe jo të na lihet ne që ta lidhim dëshmitarin me dokumente të caktuara që lidhen me të. Mungojnë hollësitë në lidhje me tabelat mungojnë hollësitë dhe Zyra e Prokurorit Special vazhdon të veprojë kështu sepse kështu e thotë në argumentet e tyre mungojnë“, tha Hooper.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026