Diplomacia amerikane në alarm: Po rritet ndjesia anti-SHBA në botën arabe

10 Nëntor 2023 | 14:21

Administrata Biden ka marrë një paralajmërim të fortë nga diplomatët amerikanë në botën arabe, se mbështetja e fuqishme që po i jep fushatës shkatërruese të Izraelit në Gaza po shkakton humbje të mbështetjes tek Shtetet e Bashkuara për të paktën një gjeneratë.

Kështu thotë një kabllogram diplomatik i siguruar nga CNN, në të cilin shprehet shqetësimi i zyrtarëve amerikanë për rritjen e zemërimit ndaj Amerikës, që kulmoi menjëherë pasi Izraeli nisi operacionet kundër Hamasit, pas sulmit më 7 tetor të grupit terrorist që la rreth 1.400 izraelitë të vrarë.

“Po humbasim rëndë në hapësirën e mesazheve të betejës”, thuhet në një kabllogram të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oman, që i referohet bisedimeve të zhvilluara nga diplomatët me kontaktet e tyre të moderuara në vendin arab.

Mbështetja e fortë si materiale edhe morale e Uashingtonit për veprimet e Izraelit po shihet si një mbështetje për krime të mundshme lufte – paralajmëron kabllogrami.

Mesazhi i ambasadës është shkruar nga zyrtari i dytë më i lartë i Shteteve të Bashkuara në Muskat dhe i është dërguar Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, CIA-s dhe FBI-së.

Edhe pse është vetëm një mesazh i një ambasade rajonale, ai ofron një këndvështrim mbi alarmin për rritjen e ndjesisë anti-amerikane në Lindjen e Mesme.

Një tjetër kabllogram i siguruar nga CNN nga ambasada amerikane në Kajro citon një koment në gazetën shtetërore egjiptiane, ku thuhet se, “mizoria dhe shpërfillja e presidentit Biden tejkalon atë të të gjithë presidentëve të mëparshëm amerikanë”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026