Sistemi tatimor në Shqipëri rëndon më shumë shtresat e varfra

16 Shkurt 2021 | 21:08

Duke mos pasur një administratë të aftë, duke pasur nivele të larta evazioni ose korrupsioni, qeveritë shqiptare kanë zgjedhur mënyrën më të thjeshtë për të mbushur buxhetin e tyre, për të tatuar konsumin, me pak fjalë për të tatuar të varfrit.

Kështu u shpreh ekonomisti, Endrit Yzeiraj në emisionin “Me Pak Fjalë” ndërsa tregoi pse sistemi ynë tatimor është regresiv dhe jo progresiv.

Rreth gjysma e buxhetit të Shqipërisë vjen nga TVSH-ja dhe akcizat, tatimi i pothuajse çdo konsumi që bëhet. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, ku përfshihet rroga, zënë vetëm 14% të buxhetit.

Tatimeve mbi konsumin janë regresive pasi rëndojnë më shumë mbi shtresën e varfër të shoqërisë. Ndërsa tatimet mbi të ardhurat personale janë progresive pasi bëjnë që shtresa e pasur të paguajë më shumë.

“Shtresat e varfra harxhojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre mbi konsum” tha Yzeiraj dhe duke qenë se konsumi tatohet më shumë, këto shtresa rëndohen më shumë.

“Ne nuk kemi një sistem tatimor progresiv siç diskutohet, ne kemi një sistem tatimor kryesisht regresiv, buxheti ynë rëndon kryesisht mbi shtresat e varfra të shoqërisë sesa mbi shtresat e pasura”, deklaroi Yzeiraj.

Ndiqni emisionin e plotë;

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021