DASH thirrje qeverisë së Kosovës që t’i japë përparësi dialogut me Serbinë

17 Shkurt 2021 | 06:21

Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje  qeverisë së Kosovës që sapo të formohet  t’i japë përparësi dialogut me Serbinë.

Në një dalje për mediat zëdhënësi i këtij departamenti, Ned Price u shpreh se SHBA mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE midis Serbisë e Kosovës që synon një marrëveshje gjithëpërfshirës të normalizimit e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.

Price po ashtu përgëzoi qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare të mbajtura në 14 shkurt.

Lexoni gjithashtu:

Dialogu Kosovë-Serbi, Nesho: Kurti e ka të qartë që në politikë ka kompromise

Kosova pas zgjedhjeve, pritet të nisë numërimi i votave të emigrantëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026