Bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë? Analisti Thaçi: Çfarë duhet të bëjë Albin Kurti
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur për Euronews se nëse do kishte një referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri, vota e tij do ishte pro. Analisti Jusuf Thaçi komentoi këtë qëndrim duke shtuar se Kurti, si kryeministër i ardhshëm i Kosovës duhet të punojë për ta jetësuar këtë projekt.
“Si kryeministër i ardhshëm, z. Kurti i takon që të punojë për ta jetësuar këtë projekt ose ide dhe jo vetëm të jetë votues pasiv i një referendumi potencial”, tha ai për Euronews Albania.
Pavarësisht kësaj deklarate, e cila ka ngjallur entuziazëm në të dyja anët e kufirit, analisti Thaçi thotë se bashkimi me Shqipërinë nuk e sheh si prioritet të Kurtit, të paktën në mandatin e tij të parë në krye të qeverisë.
“Nuk besoj se në mandatin e parë do jetë një prej prioriteteve, sepse Kosova ballafaqohet me një sërë problematikash në rrafshin e brendshëm, pastaj dialogu me Serbinë, dhe vetëm kur të konsolidohen këto çështje dhe pasi të sigurohet sovraniteti i plotë i Kosovës, atëherë besoj se duhet të vinte diskutimi i bashkimit kombëtar dhe modalitetet e këtij bashkimi, në koordinimin me Shqipërinë dhe partnerëve dhe me anë të metodave demokratike”, tha ai.
Ai thekson se Shqipëria dhe Kosova fillimisht duhet të shtojnë bashkëpunimet në sektorët kyç të zhvillimit socio-ekonomik.
“Jo vetëm pjesa e doganave, por deri në një bashkëpunim formal apo eventual, qoftë në një shtet unitar apo bashkim shtetesh, ajo që Kosova dhe Shqipëria është dashur të bëjnë ka qenë bashkëpunim intensiv jo vetëm për doganat dhe me kufijtë, por në përgjithësi në fushën e ekonomisë duke hequr të gjitha barrierat, që e pengojnë bërjen e biznesit. Qeveritë tona, përkatësisht qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të zhvillojnë një bashkëpunim sa më të mirë në fusha të ndryshme, në mënyrë që të ketë një integrim sa më të madh mes dy vendeve, dhe pastaj kjo do ishte parapërgatitje për një finale të bashkimit formal”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews
Ermal Hasimja: Qesharake që Gjermania dhe Franca kanë hequr doganat, Shqipëria e Kosova jo
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta