”Të mbrohemi nga ndërhyrjet e huaja”, sovraniteti rus i paprekshëm, Putin merr masa për zgjedhjet

18 Shkurt 2021 | 08:12

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se Rusia duhet të sigurohet që zgjedhjet e saj parlamentare, të planifikuara për në shtator, të mos cenohen nga ndërhyrjet e huaja.

Reagimi i kreut të Kremlinit ka ardhur pas protestave masive që bënin thirrje për lirimin e Alexei Navalny-t, një nga kritikët më të ashpër të tij.

Disa dhjetëra mijëra persona mbushën rrugët muajin e kaluar për t’i bërë thirrje shtetit rus për lirimin e Navalnyt, i cili u arrestua dhe më pas u dënua për shkelje të lirisë me kusht.

Kremlini ka sugjeruar se Navalny është një aset i CIA-s, që po përdoret nga shërbimet perëndimore të inteligjencës për të destabilizuar Rusinë.

Disa herë Moska zyrtare u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të saj, në një kohë kur vetë ajo akuzohet për ndërhyrje në disa procese zgjedhore të huaja, përfshirë ato të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

“Qytetarët e Rusisë do të vendosin vetë në zgjedhjet parlamentare dhe ne duhet ta mbrojmë zgjedhjen e tyre nga çdo ndërhyrje e huaj,” – deklaroi Putin në një takim me liderët e partive politike, në dhomën e ulët të Parlamentit.

Pa saktësuar se cilat vendeve u druhet, Putin shtoi se nuk mund të lejojë që të goditet sovraniteti rus dhe e drejta e qytetarëve që të jenë padronë të vendit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026