Nis vaksinimi në Vlorë, bluzat e bardha të spitalit rajonal marrin dozën e parë të ‘Pfizer’
Pas Tiranës dhe Shkodrës, edhe në Vlorë ka nisur procesi i vaksinimit.
Të parët që morën dozën e vaksinës ishin mjekët e këtij qyteti, ndërkohë që të pranishëm kanë qenë kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Gjatë procesit të vaksinimit, krye-vaksinuesi nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Korrespondentja e Euronews Albania në Vlorë Ebrieta Maçaj, tha se nga ora 10:30 e mëngjesit kur ka nisur vaksinimi dhe deri rreth orës 12 të së enjtes janë vaksinuar 80 mjekë dhe infermierë.
Sa i takon incidentit me krye-vaksinuesin, Maçaj tha se ai është ndjerë keq përpara nisjes së procesit të vaksinimit dhe është dërguar për të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal të Vlorës.
“Burimet nga urgjenca thanë se gjendja e tij është e rënduar por menjëherë pas ekzaminimeve, çdo gjë është kthyer në normalitet,” – raportoi korrespondentja.
Lexoni gjithashtu:
Rama nga Vlora: Të dielën nis vaksinimi i të moshuarve mbi 80-vjeç që janë personalitete
Rama: Prioritet, vaksinimi i të moshuarve që janë personalitete. Duhet t’i ruajmë
Princi Philip në spital, sipas Pallatit Mbretëror sëmundja e tij nuk ka lidhje me COVID-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta