Mbi 40 shtetas të Bosnjës evakuohen nga Gaza

15 Nëntor 2023 | 22:07

Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës konfirmoi më 15 nëntor se 42 shtetas të saj apo anëtarë të familjeve të tyre janë larguar nga Gaza për në Egjipt.

Arritja e tyre në Egjipt ishte rezultat i “përpjekjeve disa javore nga të gjithë aktorët dhe institucionet e përfshira në procesin e ndërlikuar të evakuimit”, tha Ministria e Jashtme në një postim në X, që më herët njihej si Twitter.

Kjo ministri shtoi se për shkak të vështirësive për të arritur në kufi, “një pjesë nuk arriti të evakuohej”.

Ministria e Jashtme e Bosnjës tha se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e ngjarjeve në procesin e evakuimit nga Gaza përmes pjesëtarëve të stafit të saj dhe ambasadorëve.

Sipas autoriteteve, 54 persona janë në listën për evakuim nga Gaza, 19 prej të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës dhe pjesa tjetër janë familjarë të tyre.

Ambasadori i Bosnjës në Egjipt, Sabir Subasiç, më herët konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është nisur drejt Rripit të Gazës për shkak të evakuimit të shtetasve të Bosnjës. Ai tha se do të presë 42 personat që fillimisht janë evakuuar në Egjipt dhe po bëhen përpjekje që të evakuohen edhe dy të tjerë.

Ende nuk dihet se kur ky grup i të evakuuarve do të arrijë në Sarajevë.

Më herët, Shoqata e komunitetit palestinez në Bosnje e Hercegovinë, që përfaqëson palestinezët që jetojnë në këtë shtet, tha se evakuimi i shtetasve të Bosnje e Hercegovinës po shkonte sipas planit dhe se ata veçse kishin kaluar “në pjesën e Egjiptit”.

Ministri i Sigurisë në Bosnje, Nenad Nesiç, u tha gazetarëve më 15 nëntor se “të gjithë ata persona që janë në Gazë kanë dokumente të vlefshme boshnjake dhe nuk paraqesin kërcënim për Bosnje e Hercegovinën” do të evakuohen nga atje.

Sipas Nesiç, personat që evakuohen, por që nuk kanë shtetësi të Bosnje e Hercegovinës, do t’iu nënshtrohen kontrolleve të sigurisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026