Sulmi kibernetik ndaj SHBA, ekspertët amerikanë: Mbrapa piratimit të qindra dokumenteve mund të jetë Rusia

18 Shkurt 2021 | 13:29

Marsin e vitit te kaluar, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të botës ishin të zëna me pandeminë, piratët virtualë sabotuan një pjesë të rëndësishme të kodeve kompjuterike të softuerit të njohur si ‘Solarwinds’, duke kompromentuar mijëra dokumente të qeverisë federale si dhe rrjeteve kompjuterike private.

Sipas Këshilltares Amerikane për Sigurinë Kombëtare dhe Teknologjinë Kibernetike, Anne Neuberg, megjithëse hetimet po vazhdojnë, ka shumë gjasa që të kenë qenë hakerat rusë ata që janë mbrapa sulmit kibernetik.

Ajo e cilësoi piratimin si shumë të sofistikuar dhe u shpreh që ky nuk ishte rasti i vetëm i tentativave të spiunazhit nga rusët.

Fusha e veprimit të këtij sulmi është quajtur si e paprecedentë nga hetuesit amerikanë duke prekur departamente të tilla si ai i drejtësisë, departamenti i shtetit, thesari, energjia dhe departamenti i tregtisë.

Piratët virtualë kanë pasur akses për muaj me radhë, pa mundur të zbuloheshin nga autoritetet amerikane.

 

Lexoni gjithashtu: 

”Marrëveshje jo e mirë për Evropën, rrit ndikimin ekonomik e politik të Putin”, Biden kundër Nord Stream 2

”Të mbrohemi nga ndërhyrjet e huaja”, sovraniteti rus i paprekshëm, Putin merr masa për zgjedhjet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026