Prioritetet e qeverisë “Kurti”, nga dialogu tek lufta ndaj korrupsionit
Probleme të mëdha pritet të ketë qeveria e re e Kosovës. Si fillim, Vetëvendosje dhe Albin Kurti, që bazuar në rezultatet paraprake, janë fitues të zgjedhjeve, pritet të kenë probeleme në jetësimin e premtimit që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.
“Do të jetë sfidë e Kuvendit dhe sfidë e partisë që fiton zgjedhjet. tashmë i kemi të qarta procedurat dhe tashmë dihet që partia që do t’i fitojë zgjedhjet, përveç që do të ketë nevojë për një partner në Qeveri, me gjasë do të ketë nevojë edhe për një partner për të krijuar kuorumin e nevojshëm për 80 deputetet për të filluar procedurat e zgjedhjet së Presidentit”, tha analisti Arton Demhasaj
Tashmë kanë mbetur vetëm një muaj e gjysmë kohë që të zgjidhet presidenti i ri.
“Zgjedhja e një presidenti të ri nuk është më opsion, është domosdoshmëri, pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen. Prilli është data e fundit kur partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje që do të finalizonte një emër për president”, thekson analisti Allen Meta.
Megjithatë, krahas zgjedhjes së presidentit të ri, Qeveria e re do të ketë edhe telashe të tjera.
“Çështjet kryesore që duhet të fokusohet qeveria e ardhshme të cilat janë parësore me të cilat duhet të ballafaqohet janë ekonomia dhe shëndetësia. Pasi ende nuk dihet fundi i pandemisë”, shtoi Meta.
Tani për tani ende nuk është certifikuar rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit, pasi pritet numërimi i votave të diasporës.
Në rast se Vetëvendosje fiton 61 mandate, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë nuk do të jetë problem, por më sfiduese duhet të jetë zgjedhja e presidentit ku nevojiten 80 deputetë, që të paktën në tentativën e tretë të jenë të pranishëm në seancë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset