Ylli Manjani: Janë rritur të pavendosurit brenda LSI, ndaj qeveria po tregohet agresive
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke analizuar sondazhin e dytë të Euronews Albania dhe MRB, thotë se rezultati shpjegon dhe pse qeveria po tregohet shumë agresive ndaj LSI.
“Po ta vini re ndryshimet janë tek vota e majtë, tek rënia e PS dhe çoroditja e LSI. Ndërkohë që ngrihet PD me 4% këto të tjerat kanë rënie”, deklaroi z. Manjani.
Ai tha se roli i LSI meriton një vëmendje të veçantë pasi 14% e votuesve të saj janë të pa vendosur për votën e 25 prillit.
“Herën e fundit ka qenë 8% dhe tani është 14.1%, pra janë rritur votuesit jo besnikë të LSI. Por kjo nuk do të thotë se do të shkojnë tek PD apo PS. Kjo shifër mendoj që meriton një analizë dhe justifikim edhe agresivitetin e qeverisë me LSI. Qeveria e di këtë gjë, por e ka kot pasi edhe brenda këtyre të pavendosurve të LSI ka më shumë tendencë për të shkuar tek PD se sa tek PS”, u shpreh z. Manjani.
Dimitris Mavros, drejtor i kompanisë MRB ra dakord me shpjegimin e Ylli Manjanit dhe tha se ka votuar të fshehtë të LSI.
“14% është një hapësirë për LSI dhe krijon dinamizëm për këto parti. Pikërisht për këta të pavendosur është edhe fusha e betejës”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS
Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush