Adri Nurellari: Rritja e prirjes së votës drejt PD-së prej kompletimit të ofertës politike
Politologu Adri Nurellari mendon se publikimi i programit dhe përzgjedhja e strukturave drejtuese të qarqeve nga opozita ka dhënë efekt në rritjen e mbështetjes nga qytetarët.
Megjithëse pranoi se të dhënat nuk tregonin për një efekt të lartë, Nurellari e cilësoi “trend të lindur” dhe “tregues domethënës” ngushtimin e diferencave në sondazhin e dytë të MRB-së për Euronews Albania mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
“Nëse ka ndodhur diçka me opozitën [këto kohë] janë dy elemente, kemi manifestimin e programit dhe mobilizimi i strukturave me drejtorët politikë dhe këtu shoh që kjo ka shkaktuar një efekt, […] edhe pse pajtohem që është relativisht i zbehtë dhe vetëm anketa e ardhshme do ta nxjerrë në pah, dhe e dyta ka drejtorë politikë që janë angazhuar dhe që mendoj se janë figura publike që bëjnë kontrast,” – tha Nurellari.
Politologu vlerësoi si zgjedhje pozitive të opozitës kundrejt shumicës socialiste angazhimin në krye të qarqeve jo të ish-ministrave, por të “figurave me epërsi morale”.
Në sondazhin e dytë të MRB-së për Euronews Albania 42.8% e të pyeturve u shprehën se do të mbështesnin një qeveri në koalicion të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 qershorit (rritje me 0.1%) ndërkohë që 43.8% mbeteshin “pro” një qeverie tjetër socialiste (ulje me 0.2%).
“Ndryshimi është domethënës statistikisht, përtej marzhit të gabimit, dhe shihet që ndryshimi në opozitë identifikohet qartazi me PD-në […] e reja ka ardhur nga PD-ja, emrat dhe programi duket se kanë lënë një gjurmë, duket se procesi drejt kompletimit të ofertës politike të opozitës po ia jep efektin e drejtpërdrejtë rritjes së popullaritetit të saj,” – analizoi më tej Nurellari.
Lexoni gjithashtu:
Rritet me 2.4% mbështetja për PD në zgjedhje, ngushtohet diferenca me PS
Sondazhi i dytë kombëtar: Opozita e bashkuar dhe PS kokë më kokë për votën e shqiptarëve
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal