AstraZeneca më shumë efekte anësore se Pfizer, ankohen punonjësit shëndetësorë në Francë, Gjermani dhe Suedi
Autoritetet shëndetësore në disa vende evropiane po përballen me rezistencën e punonjësve të shëndetësisë për të marrë dozat e vaksinave të AstraZeneca-s, për shkak të efekteve anësore të saj.
Autoritetet shëndetësore në dy rajone të Suedisë kanë vendosur të pezullojnë programet e vaksinimit, në mënyrë që të mos kenë mungesa të punonjësve, për shkak të efekteve anësore si temperatura e lartë dhe dhimbjet e kokës.
Në Gjermani, punonjësit e shëndetësisë kanë bërë rezistencë në mënyrë masive ndaj vaksinimit.
Sipas një zyrtareje për komunikimin në spitalin Saint-Lo në Normandi të Francës, AstraZeneca shkakton më shumë efekte anësore sesa vaksina Pfizer.
Por, për zëdhënësin e AstraZeneca-s, këto janë reagime normale dhe të pritshme të vaksinës, ashtu siç edhe ishin të parashikuara nga testimet paraprake dhe të cilat mund të zgjasin deri në 12 orë.
Lexoni gjithashtu:
Frikë nga varietetet e reja, vaksina tradicionale humb terren
COVID-19 në Francë, sipas një studimi virusi ka qenë prezent që në nëntor të vitit 2019
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta