Koçiu: Mbi 8 mijë gra kryefamiljare përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale
Gratë kryefamiljare do të vijojnë të mbështeten edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se mbi 8,000 gra kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale edhe me buxhetin e vitit 2024.
“Gratë e papuna, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njeri prej fëmijëve është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 mijë lekë bruto në muaj, të cilat janë kategori ekonomikisht joaktive, do të mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor dhe pagesa e kontributeve të tyre financohet nga buxheti i shtetit, për periudhën e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare”,-the Albana Koçiu.
Aplikimi dhe verifikimi për përfshirje në programin e veçantë të subvencionit nga shteti për pagesat e sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe shëndetësor bëhet në mënyrë elektronike, përmes shërbimit elektronik qeveritar e-Albania.
Lista e përfituesve do të gjenerohet nëpërmjet Regjistrit Kombëtar Elektronik të Ndihmës Ekonomike në nivelin qendror të Shërbimit Social Shtetëror.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 08:10 Starmer pret në Londër Rutte, në fokus Samiti i NATO-s në Ankara dhe çështja e Ukrainës
- 08:04 Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti dhe siguron një vend në 16 më të mirat
- 08:03 Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
- 07:59 Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin
- 07:51 Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së
- 07:46 Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për sigurinë online të fëmijëve