Komisioni i Ekonomisë miraton online në parim pr.buxhetin e vitit 2024

16 Nëntor 2023 | 11:03

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2024, me 10 vota pro.

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave u bë online, një metodë kjo e kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila pretendon se është në shkelje të Kushtetutës.

Në mbledhjen online të Komisionit të Ekonomisë për miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2024, nga opozita mori pjesë vetëm Edmond Spaho.

Edmond Spaho votoi kundër buxhetit të vitit 2024, duke qëndruar në një linjë me opozitën, e cila po ashtu nuk është dakord.

Javët e fundit punimet në Kuvend janë përfshirë nga kaosi, pas protestave të deputetëve të opozitës, të cilët pretendojnë se maxhoranca po u shkel të drejtat dhe hapsirën kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026