Si ndahet buxheti 2024 për pushtetin lokal, kush janë bashkitë me fondet më të ulëta
Bashkitë do të përfitojnë 71 miliardë lekë vitin e ardhshëm. Paratë do të shkojnë për zhvillimin ekonomik të tyre, ndërsa vihet re një zgjerim i fondeve për mbrojtjen nga zjarri dhe pagat.
Qeveria shqiptare parashikon të rrisë buxhetin për njësitë e qeverisjes vendore me 10% më shumë se buxheti i vitit 2023. Në vlerë absolute buxheti arrin në nivelin e 71 miliardë lekëve.
Me këtë fond të shtuar, bashkitë do të duhet të paguajnë një pjesë të borxheve të prapambetura të trashëguara kryesisht nga moslikujdimi i faturave të energjisë elektrike dhe vendimarrjeve gjyqësore.
Sipas formulës që ndan shumën e përgjithshme në 61 njësitë e vendit, transferta e pakushtëzuar do të jetë 35 miliard lekë, ku në raport me vitin 2023 vihet re rritje e fondit për mbrotjen nga zjarri dhe fondit për pagat e punonjësve bashkiakë.
Sipas Bashkive, Tirana do të marrë 5.2 mld lekë vitin e ardhshëm, ndjekur nga Durrësi me 2 mld dhe Shkodra me 1.4 mld lekë.
Ndërkohë më pak para do të marrin bashkitë Konispol, Libohove dhe Pustec, përkatëisht 136, 105 dhe 89 milione lekë.
Formula që ndan fondet lokale, përcakton administrimin e tyre në 42 funksionet e njesive të qeverisjes vendore.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë