Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën
Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me vendimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi për të rrëzuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me 5 kërkesat e paraqitura nga protestuesit.
Kryeparlamentari Peleshi sqaroi se pikat e ngritura nga opozita nuk mund të bëhen objekt i një interpelance urgjente, pasi ato kërkojnë ndryshime ligjore dhe jo kërkim shpjegimesh.
“Shumica e çështjeve të ngritura ka natyrë legjislative, pasi lidhen me ndryshimin ose shfuqizimin e akteve në fuqi dhe jo me kërkimin e shpjegimeve për veprimtari konkrete të Këshillit të Ministrave. Kërkesa nuk pranon një objekt të veçantë dhe të pavarur që të justifikojë zhvillimin e një interpelance urgjente. Kërkesa nuk pranohet”, deklaroi Peleshi.
Pas këtij vendimi, deputeti Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama për fshehje nga llogaridhënia dhe bllokim të kërkesave të opozitës.
“Ka një vit Parlamenti dhe s’ka pranuar asnjë kërkesë. Nuk është pranuar asnjë kërkesë për interpelancë me deputetët e opozitës. Edi Rama e di që s’mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Besoj që e ka menduar realisht dorëheqjen, por s’mund ta japë sepse nuk është më njeri i lirë, është peng i interesave që ka ushqyer për 13 vite. Nuk e lejojnë të largohet se ka ende borxhe për të shlyer, duke shitur copa të Shqipërisë, duke ndryshuar ligjet, duke i vënë interesat e tyre mbi interesat e shqiptarëve”, u shpreh Bardhi.
Sipas tij, kërkesat e qytetarëve në shesh nuk janë të rastësishme, por lidhen me sistemin kundër të cilit ata po protestojnë.
“Besoj se e kemi të qartë që Rama nuk guxon të vijë në këtë sallë”, përfundoi Bardhi.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia