Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në

30 Qershor 2026 | 11:02

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend, ka komentuar protestën që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë dhe qëndrimin e opozitës ndaj saj.

Balla u shpreh se opozita po kërkon shpëtim te kjo protestë për të larguar Sali Berishën, ndërsa shtoi se Partia Socialiste mbetet e pamposhtur nga kjo protestë dhe se kjo protestë ka mposhtur Partinë Demokratike.

“Shoh mes jush, shumë prej jush që gëzoni kur protestuesit thonë ‘Berisha në burg’. Sepse me të drejtë e shikoni këtë si të vetmin shpëtim nga Saliu, ka këtu që nuk e doni Saliun dhe thoni ‘o Zot, të paktën protesta ta heqë Saliun’. Mbase ua heq Saliun, por një gjë u arrit, ju protesta ju mundi, por ne nga protesta nuk mundemi dot.

Partinë Socialiste të Shqipërisë nuk e mund dot askush. Çdo ditë nga ajo protestë po thyhen kockat e mbetura që dikur quheshin Partia Demokratike, ju se keni kuptuar akoma. Ju jeni të gatshëm të duartrokisni këdo, vetëm që të jetë kundër nesh. Pse i sulmojmë protestuesit, tha një deputet, transparenca është gjëja më e mirë. Ju them protestuesve që mos i lejoni këta t’jua vjedhin protestën.

Mua më duket se ju po vuani nga Sindroma e Stokholimit. Iu kanë marrë sheshin, dhe meqë ua morën, doni të bashkoheni me atë që ua kanë marrë sheshin dhe pse ata ju anatemojnë udhëheqësi. Dëgjoja këtu një deputetin tuaj, që në lojë fjalës për emrat e forcave tona politike, ra në kurthin e harresës mbi faktin se, sot, në krye të PD, është një sekretar partie. I vetmi sekretar partie në krye të një partie politike sot në Shqipëri dhe njëkohësisht varkëtari i varkës së diktatorit Enver Hoxha, i cili gëzohej kur Enveri i jepte dorën.

Ju mendoni se kjo protestë mund t’ju shpëtojë, e vërteta është krejt ndryshe, edhe ju bëni sondazhe, edhe ne bëjmë sondazhe, sot PD është në nivelin e vet më të ulët histori. Nëse zgjedhjet janë nesër, PD vjen në kuvend as me gjysmën e grupit parlamentar që ka sot.

Kjo protestë e humbi kauzën fillestare. Ajo e ka ndryshuar identitetin e vet. Organizatorët e saj nuk kanë legjitimitet dhe nuk janë aspak transparentë, unë nuk i di kush janë organizatorët e vërtetë”, u shpreh Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026