OSBE/ODIHR publikon raportin për zgjedhjet, 274 vëzhgues në të gjithë vendin

19 Shkurt 2021 | 17:04

OSBE/ODIHR do të dërgojë për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues të tjerë që do të jenë të pranishëm vetëm ditën e votimit dhe procesin e numërimit dhe nxjerrjen e rezultatit.

Në raportin mbi nevojat për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR thotë se fushata zyrtarisht nis me 26 mars ndërsa deri tani nuk ka asnjë sanksion për nisjen para kohe të fushatës.

Nisur nga situata e polarizuar, OSBE/ODIHR në raport vlerëson nevojë për një mision vëzhgues në shkallë të gjerë për të mbuluar të gjitha qarqet e vendit për të siguruar kontroll të pavarur të zbatimit të ligjit, përfshirë identifikimin biometrik të votuesve, një praktikë që do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri.

OSOBE/ODIHR thotë në raport se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen në sfondin e marrëveshjes politike të arritur në qershor të 2020 pas një periudhe të gjatë rruge qorre mes forcave kryesore në vend.

Gjithashtu thuhet se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në kontekstin e një mosbesimi të thellë mes Partisë Socialiste në pushtet dhe opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026