Ekstremi i djathtë fiton në Argjentinë, kush është populisti që u zgjodh president

20 Nëntor 2023 | 12:42

Havier Milei fitoi zgjedhjet presidenciale në Argjentinë, duke mposhtur në balotazhin e së dielës ministrin e Ekonomisë, Serxho Masa, me 55 kundër 44 për qind të votave.

Politikani populist i ekstremit të djathtë fitoi në 21 nga 24 provincat e vendit. Rivali i tij pranoi humbjen përpara se autoritetet elektorale të njoftonin rezultatet paraprake.

“Dua t’ju konfirmoj se zotimi ynë ka të bëjë me demokracinë, me tregtinë e lirë dhe paqen. Ne do të punojmë përkrah të gjitha vendeve të botës për të ndihmuar në krijimin e një bote më të mirë”, deklaroi Javier Milei, president i zgjedhur i Argjentinës.

Ndër të parët që dërgoi mesazhin e urimit ishte presidenti brazilian Lula da Silva, i cili përmes një postimi në platformën X u shpreh se “Brazili do të jetë gjithmonë gati të bashkëpunojë me vëllezërit argjentinas”.

Milei ka premtuar një seri reformash radikale, përfshirë dollarizimin e ekonomisë argjentinase, shfuqizimin e Bankës Qendrore dhe shkrirjen e disa ministrive.

Aktualisht, Argjentina po përjeton nivelin më të lartë të inflacionit në dekada, që së fundmi ka kaluar kuotën 140 për qind.

Një admirues i ish-presidentit Donald Trump, ai është vetëpromovuar si një kryqëzor kundër socializmit global dhe me planet për të çmontuar qeverinë e një estabilishmenti të korruptuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026