E Vërteta në Fjalë/ Bashkimi kombëtar, populizëm, projekt apo diçka tjetër?!

20 Shkurt 2021 | 09:54

Bashkimi kombëtar, populizëm, projekt apo synim dhe më shumë se gjithçka tjetër është votë në të dyja anët e kufirit. Kështu është bindja e përgjithshme, por realiteti del të jetë krejt i ndryshëm.

54% e shqiptarëve të Kosovës janë kundër bashkimit me Shqipërinë. Për bashkim me Shqipërinë janë vetëm 37% thuhet në një publikim të Institutit RIDE në vitin e shkuar.

Por, sa e njohin shqiptarët njëri-tjetrin dhe sa të njëjtë apo të ndryshëm janë nga njëri-tjetri?

88.7% e shqiptarëve të Kosovës thonë ta kenë vizituar Shqipërinë sipas një studimi të vitit 2012 nga KFOS, ndërsa 31.6% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën. Pjesa dërmuese e vizitave lidhen me turizmin. Më pak se 30% e shqiptarëve në të dy anët thonë se kanë miq, familjarë apo kolegë pune në shtetin tjetër.

Dhe njohjet për shtetet janë të ndryshme ku 81% e qytetarëve të Kosovës kanë informacione të sakta  për Shqipërinë, por vetëm 46% e qytetarëve të Shqipërisë e njohin Kosovën.

45% e shqiptarëve të Kosovës i shohin mediat e Shqipërisë disa herë në javë, ndërsa 44% e atyre në Shqipëri nuk i ndjekin pothuajse fare mediat në Kosovë.

Shumica e shqiptarëve pajtohen se bashkëpunimi nuk është i mjaftueshëm, por takimi i dy qeverive nuk ka munguar.

Prej viti 2014 janë mbajtur 7 mbledhje të përbashkëta dhe janë nënshkruar 60 marrëveshje, disa prej të cilave nga dy apo tre herë.

Në rrafshin ekonomik shumica e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit pajtohen që tarifat doganore duhen hequr dhe po ashtu mendojnë se nga thellimi i bashkëpunimit fitojnë të dyja vendet.

Shumica e shqiptarëve do zgjidhnin Bashkimin Evropian para bashkimit të dy shteteve. 

 Lexoni gjithashtu:

Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews

Serbia reagon ndaj deklaratës së Kurtit, Brnabic: Dialogu me Beogradin s’është prioritet për të

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026