Rënia e diktatorit, ambasadori gjerman Zingraf: Viktimat e diktaturës kanë të drejtën të mbahen mend

20 Shkurt 2021 | 15:15

Kjo është një foto historike e cila dëshmon rrëzimin e përmendores se diktatorit Enver Hoxha, që shënoi edhe fundin e komunizmit në Shqipëri. 

Plot 30 vjet nga kjo dite, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka hapur ekspozitën “Rënia e një diktatori” në kuadër të aktiviteteve për  “Ditët e kujtesës”.

Ekspozita e cila do të jetë e vendosur në afërsi të Muzeut Historik Kombëtar sjell informacione të njohura dhe pak të njohura, nga vendimi për ngritjen e monumentit e deri në rrëzimin e tij si edhe dokumenton, zhvillimet e atyre ditëve.

“20 shkurti dhe ky 30-vjetor është ditë përkujtimi për gjithë shqiptarët, sepse pa mësuar nga e shkuara, gabimet e së shkuarës po i bëjmë edhe sot, dhe besoj se kështu do të vazhdojë. Ekspozita është  kuruar nga tre historianë të rinj, dhe jam shumë e lumtur që jemi në gjendje tani të mbështesim historianët e rinj që duan ta zbardhin të shkuarën”, tha Jonila Godole, drejtoreshë e IDMC.

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, nxiti krijimin e një kulturë të përkujtimit të viktimave të diktaturës

“Viktimat e diktaturës kanë të drejtën të mbahen mend. Është e rëndësishme të kujtojmë historinë e secilit dhe të ruajmë vendet e ngjarjes si vende përkujtimore.

Një kulturë aktive e përkujtimit është gjithashtu e rëndësishme, në veçanti për të sensibilizuar të rinjtë për faktin se paqja, pluralizmi demokratik, toleranca dhe pranimi nuk janë dhe nuk kanë qenë marrë si të mirëqena në historinë e Evropës”, u shpreh ambasadori gjerman në vendin tonë Peter Zingraf

Më 20 shkurt të 1991, mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit vetëm pak muaj pasi regjimi i vjetër kishte nisur të lejonte pluralizmin politik.

Greva e urisë e qindra të rinjve në qytetin “Studenti” në dhjetor 1990, pasoi me një varg ngjarjesh dhe aktesh kundër sistemit monist, që kulmuan me rrëzimin e shtatores së Hoxhës. Kjo ngjarje vulosi dhe shembjen e diktaturës së fundit komuniste në Evropë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026