30-vjeçari i shpëton atentatit, shpallen në kërkim dy vëllezërit dhe një i tretë
Të shtëna me armë u regjistruan në mesditë në qytetin e Shkodrës. Policia njofton zyrtarisht se është qëlluar në drejtim të automjetit të Taulant Pepajt.
Ky i fundit rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal. Pepaj është akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje”, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2017.
Por, fatmirësisht 30-vjeçari ka mundur t’i shpëtojë atentatit duke mos u kapur nga plumbat. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes automjeti ka qene në një pikë karburanti.
Atentati ka ndodhur në lagjen “Skenderbeg” ndërsa pas kontrollit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë policia ka arritur që të identifikojë tre persona të dyshuar. Për këtë arsye, janë shpallur në kërkim dy vëllezër dhe një persona tjetër.
Pepaj u arrestua në vitin 2017 në qytetin e Shkodrës, pasi në lagjen “Bahçallëk” plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta