Protesta të dhunshme në Dublin pas sulmit me thikë në afërsi të shkollës

24 Nëntor 2023 | 08:17

Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe plaçkitën dyqanet në Dublin, pasi tre fëmijë u plagosën nga një sulm me thikë në afërsi të një shkolle.

Të pajisur me mjetet për protesta, policia ruajti rrugët e kryeqytetit irlandez ndërsa turmat brohorisnin dhe ndiznin fishekzjarre.

Pranë urës O’Connell, mbi lumin Liffey, zjarri doli nga një makinë dhe një autobus i djegur, ndërsa turmat hynë në dyqane dhe plaçkitën një nga rrugët kryesore tregtare të qytetit.

Këto trazira të cilat po konsiderohen më të rëndat në Dublin ndër vite erdhën pasi një vajzë pesëvjeçare pësoi lëndime të rënda nga një goditje që dyshohet të ketë qenë me thikë, në sheshin Parnell East në veri të Dublinit qendror.

Dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur, në mesin e të cilëve një grua dhe i dyshuari për sulmin, u dërguan në spital pas incidentit, rreth orës 13:30.

Policia e përshkroi sulmuesin si një burrë rreth të pesëdhjetave ndërsa reagimet në mediat sociale për kombësinë e tij nxitën trazirat pas sulmit.

Shefi i policisë, Drew Harris, fajësoi një “grup të çmendur të drejtuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë” dhe bëri paralajmërime paralajmëroi kundër “dezinformatave”.

Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej “Jetët irlandeze kanë rëndësi” ndërsa valëviteshin flamuj irlandez nëpër një lagje në të cilën banojnë një komunitet i madh emigrantësh.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026