Italia zgjat masat, qeveria Draghi shtyn më tej ndalimin e udhëtimeve rajonale

22 Shkurt 2021 | 17:03

Stacioni kryesor i Romës, Termini ishte ditën e hënë i mbushur me udhëtarë, disa prej të cilëve mbanin dy maska. Gjithçka ndodhi teksa qeveria e kryeministrit Mario Draghi aprovoi një dekret për vijimin e kufizimit të lëvizjes mes rajoneve të vendit deri më 27 mars.

Ndalimi i lëvizjes mes rajoneve, me njerëzit që u lejohet të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndeti apo emergjenca të tjera, pritet të përfundonte më 5 mars. Por qeveria e ka zgjatur atë, pasi të dhënat nuk po tregojnë shenja ngadalësimi.

Edhe pse numri i infektimeve ditore nga COVID në Itali ka rënë nga 40 mijë raste që ishin në nëntor nën 15 mijë aktualisht, kuota vijon të konsiderohet e lartë dhe disa qindra njerëz vijojnë të vdesin çdo ditë, pa harruar këtu përhapjen e variantit britanik të virusit.

Disa udhëtarë në Termini nuk ishin të bindur se zgjatja e masës do të bëjë diferencën në përhapjen e COVID.

“Këto masa nuk do të kenë as efektin më të vogël, për shkak se sërish njerëzit do mund të udhëtojnë për punë apo arsye të tjera. Ndaj, kjo nuk e kufizon seriozisht lëvizjen dhe nuk ul numrin e infektimeve”, thotë Fedora Falaschi, qytetare italiane.

Të tjerë shprehen më besimplotë ndaj vendimit të qeverisë.

“Mendoj se për momentin duhet të kemi besim tek njerëzit që na udhëheqin. Kushdo qofshin ata, ne duhet t’u besojmë sepse është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund këtij problemi. Për të ndalur përhapjen e virusit është zgjidhja më e mirë”, shprehet Pierpaolo Trezza, qytetar italian,

Italia ka regjistruar mbi 95 mijë vdekje nga coronavirusi që nga rënia e epidemisë në shkurt të vitit të kaluar, duke u renditur e dyta në Evropë pas Britanisë dhe e shtata në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026