“Replicator”, iniciativa e Pentagonit për mijëra sisteme autonome të AI

26 Nëntor 2023 | 20:55

Forcat e armatosura amerikane kanë rritur prej vitesh përdorimin e inteligjencës artificiale. Por gjatë dekadës së fundit, Pentagoni ka përfshirë format më të përparuara të inteligjencës artificiale që do të ndryshojnë rrënjësisht natyrën e luftës. Tashmë Pentagoni synon të fusë në përdorim mijëra sisteme autonome të inteligjencës artificiale deri në vitin 2026, për të konkurruar me Kinën.

Iniciativa ambicioze, për të cilën nuk është ende e qartë se sa para do të shpenzohen, do të përshpejtojë miratimin për teknologjinë e inteligjencës artificiale që do të vlerësohet e gatshme për t’u bërë pjesë e aktivitetit ushtarak.

“Inteligjenca artificiale është qendrore për axhendën tonë të inovacionit, duke na ndihmuar të përllogarisim më shpejt, të ndajmë informacionin më mirë dhe të përdorim platforma të ndryshme. Dhe kjo është thelbësore për luftimet e së ardhmes, tha Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Koloneli i Forcave Ajrore, Matt Strohmeyer thotë se është tepër e rëndësishme aftësia për të marrë vendime më të mira dhe më shpejt se konkurrentet dhe kundërshtarët, ndërsa ushtria amerikane po shqyrton përfshirjen e teknologjive të reja.

“Nuk bëhet fjalë për teknologji thjesht për hir të teknologjisë. Është teknologji që do t’u mundësojë ushtarakëve të marrin vendime më të mira dhe më të shpejta, thotë ai.

Sipas Associated Press, nuk ka ndonjë dyshim në radhët e shkencëtarëve dhe zyrtarëve të Pentagonit, se arsenali ushtarak amerikan do të përmbajë rrjedhimisht edhe sisteme luftarake krejtësisht autonome. Dronët autonomë pritet të hyjnë një ditë në fushëbetejë në grupe të mëdha, disa për qëllime zbulimi, të tjerë për të sulmuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026