OKB: Është rritur numri i vrasjeve të grave, vetëm në 2022 janë vrarë 89 mijë

27 Nëntor 2023 | 07:10

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi së fundmi se numri i grave dhe vajzave të vrara në mbarë botën në vitin 2022 është rritur në nivelin më të lartë në 20 vjet.

“Rreth 89 000 gra dhe vajza u vranë qëllimisht vitin e kaluar”,- raportoi organizata e OKB-së që mbulon çështjet e grave, “UN Women” dhe organizata përgjegjëse për drogën dhe krimin, UNODC.

“Numri alarmant i femicideve është një kujtesë e fortë se njerëzimi është ende duke u përballur me pabarazitë e rrënjosura thellë dhe dhunën kundër grave dhe vajzave. Çdo jetë e humbur është një thirrje për veprim, një lutje për të adresuar urgjentisht pabarazitë strukturore, për të përmirësuar përgjigjet e drejtësisë penale, në mënyrë që asnjë grua apo vajzë të mos ketë frikë për jetën e saj për shkak të gjinisë së saj”,- tha drejtoresha ekzekutive e UNODC, Ghada Waly në një deklaratë.

Më shumë se gjysma e vrasjeve ku viktima janë gratë dhe vajzat, rreth 55%, janë kryer nga familjarë apo partnerë, krahasuar me rreth 12% që rezulton të jetë numri viktimave meshkuj nga vrasjet.

Sipas të dhënave të OKB-së, numri më i madh i vrasjeve të grave dhe vajzave gjatë 2022, rreth 20 000 është regjistruar në Afrikë, e ndjekur nga Azia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026