NATO krijon Shengen ushtarak, Rusia: Mos provokoni
Evropa është përballur me një realitet të ri gjeopolitik si pasojë e pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia dhe BE-ja është detyruar të rishqyrtojë gjithçka, nga qëndrimi i saj ushtarak dhe marrëdhëniet me Ukrainën etj. Së fundmi në skenë është hedhur propozimi për “Shengenin ushtarak”, një ide që ka ndezur polemika dhe ka tërhequr reagime të ashpra nga Rusia.
Kreu i Komandës së Logjistikës së NATO-s për Evropë i tha Reuters të enjten se do të dëshironte të shihte një zonë të tillë.
“Po na mbaron koha,” tha ai “Ajo që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize apo lufte”, theksoi ai. Komandës së Logjistike e NATO-s për Evropë , e vendosur në qytetin gjerman të Ulm, koordinon lëvizjen e njerëzve dhe materialeve të bllokut të NATO-s në të gjithë kontinentin.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska do të përgjigjet nëse ky “Shengen ushtarak” bëhet realitet.
“NATO e ka konsideruar gjithmonë vendin tonë një të ashtuquajtur armik ideologjik. Tani haptas e konsideron atë një kundërshtar të dukshëm. Kjo deklaratë nuk i shërben asgjë tjetër veçse ngritjes së tensioneve në Evropë dhe kjo ka pasoja,” tha Peskov. Bisedimet për krijimin e një “Shengeni ushtarak” tregojnë edhe një herë se Evropa nuk është e gatshme të dëgjojë shqetësimet legjitime të Moskës, por është e gatshme të forcojë sigurinë e saj në kurriz të Rusisë”, tha Peskov.
“Është NATO ajo që po lëviz vazhdimisht infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufirit tonë. Nuk jemi ne ata që lëvizim drejt infrastrukturës së NATO-s. NATO po afrohet më pranë nesh dhe kjo mund të shkaktojë vetëm shqetësim dhe të çojë në masa hakmarrëse për të garantuar sigurinë tonë,” tha Peskov.
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e ish-BRSS, NATO është zgjeruar rreth 1000 kilometra në lindje, duke pranuar Poloninë dhe shtetet baltike në aleancën e saj, duke zgjeruar krahun e saj lindor në një total prej 4000 kilometrash. NATO aktualisht ka 10,000 ushtarë në tetë grupe beteje të stacionuara në të gjithë Evropën Lindore.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi vitin e kaluar se ka plane për të përforcuar këto forca të dislokuara me 300,000 ushtarë të gatishmërisë së lartë në rezervë.Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s aktualisht numëron deri në 40,000 dhe ndryshimi i propozuar përbën një rishikim të gjerë në përgjigje të militarizimit rus. Sipas planeve, NATO do të lëvizë gjithashtu rezervat e municioneve dhe furnizimeve të tjera më larg në lindje, një tranzicion që do të përfundojë brenda këtij viti.
NATO mban tetë grupe beteje në të gjithë Evropën Lindore , që synojnë të veprojnë si një mbrojtje fillestare e vijës së parë në rast të një pushtimi rus. Katër janë në shtetet baltike dhe Poloni, dhe këto u plotësuan me krijimin e katër të tjerave në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki pas sulmit ndaj Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta