Kryeministrja e Skocisë: “Demokracia do të mbizotëroje”, pasi Johnson refuzon votimin e dytë

14 Janar 2020 | 15:07

Nicola Sturgeon, kryeministrja e Skocisë ka premtuar se popullit skocez “do t’i jepet e drejta për të votuar për të ardhmen e vet”, pasi kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka pranuar që Skocia të mbajë një referendum të dytë për pavarësinë.

Në një letër drejtuar Sturgeon, kryeministri Johnson tha se Skocia e ka “marrë vendimin e tyre” në zgjedhjet e 2014-s, në të cilat Partia Kombëtare e Skocisë (SNP) i premtoi popullit se ishte një mundësi që ju vinte një herë në jetë.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë vendimin demokratik të popullit skocez dhe premtimin që ju i keni bërë atyre. Për këtë arsye, unë nuk mund të pranoj asnjë kërkesë për transferimin e pushtetit që do të çonte drejt më shumë referendumesh për pavarësinë”, shkroi Johnson.  

Në përgjigjen e saj, Sturgeon tha se “e priste” përgjigjen e Johnson dhe shtoi se Partia Konservatore “ka frikë t’i japë Skocisë të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre”.

Një ndër politikat kyçe të Sturgeon gjatë zgjedhjeve ishte premtimi për një referendum të dytë me argumentin se shumica e votuesve qenë kundër Brexit, prandaj Skocia nuk duhet të detyrohet të largohet nga Bashkimi Europian së bashku me  Britaninë.

Ajo beson se nëse skocezëve do tu jepej mundësia për të zgjedhur midis pavarësisë së Skocisë dhe daljes nga BE-ja së bashku me Britaninë, shumica e tyre do të zgjidhnin pavarësinë. Sipas sondazhit të fundit, një referendum i dytë do të kishte një rezultat shumë të ngushtë. Në vitin 2014, rezultati ishte 55.3 për qind kundra dhe 44.7 për qind në favor.

Partia Kombëtare e Skocisë fitoi bindshëm në zgjedhjet e 13 dhjetorit, duke lënë jashtë një numër të madh deputetësh nga Laburistët dhe Liberal Demokratët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026