Dvorani rindez luftën politike, SHBA e cilëson si hero kundër korrupsionit, reagon ashpër Meta
Ardian Dvorani, gjyqtar dhe ish-kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është nismëtar kryesor i reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Kështu vlerëson Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka nderuar gjatë ditës së sotme 12 personalitete, që kanë luftuar kundër korrupsionit dhe kanë mbrojtur transparencën në vendet e tyre.
I pari në listën e vlerësimeve, është renditur Ardian Dvorani, që sipas Departamentit Amerikan të Shtetit ka zhvilluar mekanizmat për të reduktuar ndikimet politike dhe kriminale ndaj sistemit të drejtësisë, hapa që kanë kontribuar në vendimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave.
Por ky vlerësim ndaj tij, ka rikthyer edhe njëherë në skenë debatet presidencë-kryeministri lidhur me figurën e gjyqtarit. I pari që reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter ishte kryeministri Rama, i cili shprehet se ky vlerësim ndaj Dvoranit u jep krah të tjerëve për të vazhduar më tej luftën ndaj korrupsionit dhe reformimin e drejtësisë.
“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkroi kryeministri.
Por nuk ka vonuar reagimi i presidencës. Me një gjuhë të ashpër zëdhënësi i kreut të shtetit shprehet se kapja e reformës në drejtësi do të marrë fund në 25 prill
“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e para dhe e pamposhtur”, shkroi Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta në Facebook.
Presidenti Meta e solli në vëmendje rastin e Dvoranit edhe kur SPAK arrestoi gjykatësen e Krujës, duke i kërkuar këtij organi që të vijojë punën me gjyqtarët të tjerë të korruptuar. Më herët ai ka dorëzuar një padi në SPAK kundër Ardian Dvoranit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta