Tajlandë, dhëndri vret nusen, nënën dhe motrën e saj në ditën e dasmës
Një ish-ushtar tajlandez qëlloi nusen e tij dhe tre të tjerë përpara se të vriste veten në ditën e dasmës, tha policia për BBC.
Dhëndri Chaturong Suksuk, 29 vjeç dhe Kanchana Pachunthuek, 44 vjeç, u martuan të shtunën në Tajlandën verilindore.
Sipas raportimeve, ai u largua befas nga dasma dhe u kthye me armë, duke qëlluar gruan e tij, nënën e saj 62-vjeçare dhe motrën 38-vjeçare.
Plumbat qorr kanë goditur dy të ftuar, të cilët janë dërguar në spital. Njëri prej tyre vdiq.
Policia tha për BBC se Chaturong “ishte i dehur në momentin e ngjarjes, por motivi i tij mbetet i paqartë. Ai kishte blerë armën dhe municionet legalisht vitin e kaluar, shtuan ata.
Chaturong dhe Kanchana kishin jetuar së bashku për tre vjet para se të martoheshin, sipas mediave tajlandeze.
Chaturong kishte fituar një medalje argjendi në not në Lojërat Asean Para në Indonezi vitin e kaluar. Ai gjithashtu besohej të ishte në listën e atletëve që konkurrojnë në Lojërat Botërore të Sportit të Aftësive në Tajlandë muajin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta