“S’po flas kuturu”, Eglantina Bardhi përplaset me zv.ministrin: Qytetarët s’kanë besim te spitalet
Qeveria në perceptimin e vlerësimit publik ka shfaqur një rënie sa i takon menaxhimit të sektorit të shëndetësisë. Këtë trend e zbuloi sondazhi i dytë kombëtar i radhës i kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.
Drejtorja e shoqatës “Together for Life”, Eglantina Bardhi, thotë se rënia e vlerësimit për qeverinë do vazhdojë, kjo e ndikuar edhe nga rastet e fundit korruptive të zbuluara tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Ajo thotë se qytetarët vijojnë të trajtohen në shtëpi pasi kanë frikë të shkojnë në spitale.
“Nuk mendoj se është një shifër e mirë. Mendoj se është në rënie dhe unë them se do të bjerë. Sot kemi mijëra e mijëra pacientë, që mjekohen nëpër shtëpi e nuk kanë besim tek spitalet. Propaganda po fillon të bëhet bajate. Edhe propaganda nuk po jep efektin e duhur”, tha ajo.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla shprehet në Euronews Albania se deklarata e znj. Bardhi se qytetarët nuk pranojnë të shkojnë në spitale nuk janë aspak të vërteta.
“Të thuash publikisht se njerëzit nuk shkojnë në spitale se kanë frikë, kjo është papërgjegjësie, janë me qindra persona që shkojnë çdo ditë nëpër spitale, janë me qindra që mjekohen në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familjes. Ka persona që kurohen në shtëpi jashtë kujdesit të mjekëve dhe ky është një gabim i madh. Aty po ndodhe diçka mrekullueshme çdo ditë. Ata që kurohen në shtëpi me oksigjen mendoj se bëjnë gabim”, tha ai.
Teksa replikoi ashpër me z. Nikolla, drejtorja e shoqatës “Together for Life” solli në debat një rast personal, i cili sipas saj tregon realitetin në sektorin shëndetësor.
“Nuk kanë besim, që këtu fillon. Unë s’po flas kuturu, por mund të them një shembull personal. Kolegia ime, që punoj me të i ka dy prindërit me oksigjen duke u trajtuar në shtëpi dhe nuk shkon në spital. BombolaT e oksigjenit nuk po shiten kot, sepse janë kthyer në një treg të frikshëm. Nëse ke 1000 bombola oksigjeni të shitura në një ditë, do të thotë se po përdoren ato”, shtoi ajo.
Ndiqni emisionin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Bie vlerësimi i shqiptarëve tek qeveria sa i takon menaxhimit në shëndetësi
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”