Fidan Ukaj: Dialogu Kosovë-Serbi do të bëhet një prioritet për qeverinë Kurti
Analisti Fidan Ukaj deklaroi në Euronews Albania se dialogu Kosovë-Serbi do të bëhet një prioritet edhe për qeverinë e re.
Zoti Ukaj theksoi se thirrjet nga Uashingoni dhe Brukseli për rifillim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, do të jenë një formë presioni për qeverinë që do të krijohet.
“Zoti Kurti nuk ka thënë që nuk do të vazhdojë dialogun me Serbinë, por ka thënë që nuk është në prioritetet e tij”, tha ai më tej.
Analisti beson se zoti Kurti do ta përfaqësojë Kosovën denjësisht me ekipin e tij në dialogun Kosovë –Serbi.
Së fundmi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett gjatë një interviste për “T7” bëri thirrje që dialogu Kosovë- Serbi të rifillojë sa më shpejt pasi sipas tij “bota nuk pret”.
Ndërkohë, lidhur me dialogun ka reaguar dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili, gjatë një ceremonie në Beograd, është shprehur se dialogu është shumë i rëndësishëm për Serbinë, pavarësisht qëndrimit të Kosovës.
Lexoni gjithashtu:
Ambasadori Kosnett thirrje për rifillim të dialogut Kosovë – Serbi
Prioritetet e qeverisë “Kurti”, nga dialogu tek lufta ndaj korrupsionit
Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta