Përcaktohen çiftet çerek-finaliste të Kupës së Shqipërisë
Këtë të mërkurë në mjediset e stadiumit “Air Albania” është hedhur shorit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Ekipet si Skënderbeu, Kukës, Laçi, Korabi, Partizani, Teuta, Dinamo dhe Vllaznia, të cilat janë kualifikuar në fazën e 1/8-ve mësuan sot rivalët e tyre për fazën çerekfinale.
Fati i ka “buzëqeshur” Vllaznisë, e cila në këtë fazë do të presë në shtëpi Korabin e Kategorisë së Dytë, ndërsa sfidë më e lehtë në letër duket të ketë edhe Skënderbeu që do të përballet me Dinamon.
Përballja më interesante duket të jetë sfida mes Laçit dhe Partizanit, gjithashtu edhe verilindorët e Kukësit nuk do e kenë të lehtë me të ashtuquajturit “Djemtë e detit”, Teuta.
Pritet që të ketë surpriza pasi në këtë edicion Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ekipi që do të kualifikohet në fazën gjysmëfinale do të përcaktohet vetëm me një ndeshje dhe jo me sistemin vajtje-ardhjeje që është aplikuar më herët.
Çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:
- Dinamo-Skënderbeu
- Laçi-Partizani
- Teuta-Kukësi
- Vllaznia-Korabi
Të gjitha sfidat e fazës çerekfinale do të luhen në datën 17 mars.
Lexoni gjithashtu:
Champions League, Real Madrid me 9 mungesa ndaj Atalantas, City kërkon suksesin edhe ndaj Gladbach
Champions League, Bayern fiton pa probleme me Lazion, Chelsea mposht Atleticon në shtëpi
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta