SHBA: Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm gjatë ofensivës në jug të Gazës

29 Nëntor 2023 | 07:20

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të jetë më i kujdesshëm për t’i mbrojtur civilët dhe për ta kufizuar dëmtimin e infrastrukturës gjatë ndonjë ofensive të mundshme në jug të Rripit të Gazës, thanë zyrtarët e lartë amerikanë të martën.

Ky ndryshim në politikat e administratës Biden vjen pas kritikave të fuqishme nga brenda dhe jashtë vendit.

Një muaj më parë, Shtëpia e Bardhë pati thënë se nuk i kishte vënë “vija të kuqe” Izraelit për mënyrën se si do t’i përgjigjej Hamasit grupit radikal palestinez të cilin ajo bashkë me BE-në e ka shpallur organizatë terroriste pas sulmit të 7 tetorit që luftëtarët e tij e kryen në Izrael, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe rrëmbyer 240 të tjerë.

Ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gazë ka qenë shkatërruese, duke i lënë mbi 15.000 palestinezë të vrarë, dhe duke i detyruar mijëra të tjerë të zhvendosen në jug të vendit, ku janë përballur me mungesë thelbësore të ushqimit, rrymës dhe ujit.

Izraeli ka filluar të mendojë për vazhdimin e luftës kundër Hamasit edhe në jug të Gazës pasi të ketë përfunduar armëpushimi, zyrtarët amerikanë thanë se janë duke biseduar me Izraelin për ta këshilluar të jetë më i kujdesshëm në jug, ku tani ndodhen rreth 2 milionë njerëz.

Ky mesazh është dhënë nga presidenti amerikan, Joe Biden, thanë zyrtarët gjatë një konference me gazetarë.

“Ne e kemi përforcuar këtë gjuhë shumë të qartë me Qeverinë e Izraelit – është shumë e rëndësishme që fushata e Izraelit të kryhet, kur të zhvendoset në jug, në një mënyrë që nuk shkakton zhvendosje të madhe të njerëzve”, tha një zyrtar amerikan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron legjenda e muzikës Bonnie Tyler

Bonnie Tyler, këngëtarja e njohur uellsiane, ka vdekur në moshën 75 vjeçare. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u bë me dije përmes një...
12:35 | 09/07/2026

Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura

Stuhia e fuqishme Bernadette ka goditur Poloninë, duke sjellë erëra që kanë arritur shpejtësinë deri në 120 kilometra në orë dhe duke shkaktuar mot të...
12:06 | 09/07/2026

“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!

Rusia tha të mërkurën se NATO mbetet e përqendruar në konfrontimin me Moskën dhe në mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën pas samitit të aleancës në...
11:52 | 09/07/2026