Kryeministri Avdullah Hoti emëron ministrin e ri në detyrë të Financave

24 Shkurt 2021 | 14:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti emëroi Agim Krasniqin si ministër në detyrë të Financave pasi Hykmete Bajrami dha sot dorëheqje nga kjo pozitë.

Para kësaj lëvizjeje, z. Krasniqi mbante postin e zëvëndësministrit në detyrë të Financave.

Ish-ministrja Bajrami dha dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë, por shtoi se nuk është larguar nga LDK-ja, parti së cilës i takon.

“Më lejoni t’ju njoftoj se sot, me 24 shkurt 2021, me kërkesën time, jam liruar nga pozita e Ministres së Financave në detyrë. Aktivitetin tim politik do ta vazhdoj si deputete e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve,”, njoftoi Hykmete Bajramit.

Gjatë kohës kur znj. Bajrami drejtonte Ministrinë e Financave nga Thesari i Kosovës u vodhën 2.1 milionë euro, rast për të cilin janë vënë në pranga dy persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Lexoni gjithashtu: 

Kosovë, jep dorëheqjen ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026