Lodhje nga lufta? Lëkundja e Stoltenberg ngre dyshime mbi qëndrimin e BE-së
Ndryshimi i tonit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s lidhur me Ukrainën përpara Këshillit të Punëve të Jashtme ka hapur një debat në dhomat e Brukselit se cili mund të jetë fundit i luftës në Ukrainë.
Disa analistë mendojnë se Jens Stoltenberg ishte larguar nga qëndrimi që kishte në të kaluarën, kur mbronte Ukrainën me sa mundësi që kishte.
“Më bëri të pyes veten, përse tha se Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit të saj? Ndaj mendova, a është kjo një shenjë se ndoshta NATO po mendon për të ardhmen e Ukrainës?”- tha Judy Dempsey, eksperte e çështjeve gjeopolitike.
Pavarësisht të gjitha garancive zyrtare për vijimin e mbështetjes, BE po lufton për të mbajtur fjalën e dhënë, pas zhgënjimit nga kundërofensiva ukrainase e verës dhe pas devijimit të vëmendjes së liderëve tek lufta Izrael-Hamas.
Edhe pse asnjë lider nuk do ta thoshte zyrtarisht ekziston ndjesia se lufta në Ukrainë nuk do të mbarojë së shpejti. A është kjo një metodë për të ushtruar presion mbi Kievin për të nisur negociatat?
Sidoqoftë, pas një takimi mes Josep Borrell dhe ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba në Bruksel, të dy ata mohuan ushtrimin e presionit.
“Nuk shoh sinjale të asaj që ju e quani “lodhje”. Të gjithë janë të interesuar, të gjithë njohin sukseset e trupave ukrainase. Ndaj jam i sigurt se shtetet anëtare do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën pasi për ne është një çështje ekzistence. Nuk mund t’i lejojmë vetes të lodhemi”- shtoi Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së.
Sipas ekspertëve, problemi i vërtetë është se presidenti Vladimir Putin nuk i ka me ngut negociatat me Ukrainën. Dhe në këtë fazë do të jetë shumë e vështirë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hyjë në një proces negociatash, sidomos nëse ato do të cënonin integritetin territorial të vendit.
“Mendoj se disa vende evropiane do ta pranonin shkëmbimin e territoreve me fundin e luftës. Kjo është diçka komplekse, politike dhe emocionale. Por vetë presidenti Zelensky është personi që do të marrë këtë vendim. Por ky vendim përbën edhe një akt tradhtie”-theksoi Judy Dempsey, eksperte e çështjeve gjeopolitike.
Sidoqoftë, mbështetja e NATO-s do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm për të ardhmen e këtij konflikti.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta