Depardieu sërish nën hetim, aktori francez akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual
Aktori i njohur francez Gerard Depardieu është sërish nën hetim zyrtar i akuzuar për përdhunim dhe dhunë seksuale. Mediat franceze raportojnë se hetimet kundër aktorit 72-vjeçar filluan më 16 dhjetor të vitit 2020.
Një aktore 22-vjeçare akuzon aktorin e famshëm për përdhunim dhe sulm seksual në gusht të vitit 2018.
Avokati i Depardieu, nënvijëzoi se klienti i tij mohon akuzat.
Hetimi paraprak kundër Depardieu ka nisur pasi aktorja paraqiti ankesë penale në gusht të vitit 2018.Ajo tha se incidenti ka ndodhur në shtëpinë e aktorit francez në Paris më 7 dhe 13 gusht 2018.
Në 2019, prokurorët francezë thanë se kishin hequr dorë nga një hetim mbi akuzat për përdhunim kundër Depardieu, duke argumentuat se nuk kishte prova të mjaftueshme, por duket se hetimet rinisën në dhjetor të 2020
Një nga aktorët më të famshëm dhe produktiv të Francës, Depardieu, ka luajtur në rreth 170 filma gjatë gjithë karrierës së tij. Ai fitoi njohje ndërkombëtare me rolet kryesore në komedinë në gjuhën angleze “Green Card” dhe në “Cyrano de Bergerac”.
Bota e arteve në Francë është tronditur nga një seri akuzash për abuzim seksual kundër figurave kryesore
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi