Paga minimale, rreth 127 milionë euro më shumë për t’u paguar nga bizneset
Rritja e pagës minimale përveç përfitimit direkt të punësuarve do të rrisë edhe detyrimet që i paguhen shtetit mbi rrogën, duke rënduar kështu bizneset.
Në emisionin “Me Pak Fjalë” u fol për pagën minimale dhe si ndikon ajo në ekonomi, veçanërisht tek bizneset.
Duke filluar nga 1 janari 2020, paga minimale në Shqipëri është 30 mijë lekë nga 26 mijë lekë që ishte.
Kjo do të rrisë të ardhurat e të punësuarve që paguheshin nën 30 mijë lekë por njëkohësisht do të rrisë detyrimet që i paguhen shtetit mbi rrogën, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Këto detyrime paguhen nga punëdhënësi dhe punëmarrësi dhe janë në total 27.9% e pagës bruto.
Sipas llogarive të “Me Pak Fjalë”, rritja e pagave nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë do të ketë një kosto shtesë 5,116 lekë në muaj për çdo punonjës.
Kjo kosto do të jetë 2,558 lekë në muaj për ata që paguheshin mes 26 dhe 30 mijë lekë para 2021.
Në Shqipëri janë rreth 300 mijë persona që paguhen me pagën e re minimale 30 mijë lekë dhe kjo ka një kosto vjetore 127 milionë euro për bizneset.
Bizneset që pritet të preken më shumë nga këto kosto janë industritë fasone, që kanë një numër të lartë punonjësish me paga minimale, si edhe bizneset e vogla me pak punonjës.
Rritja e kostos për këto biznese mund të rrisë evazionin, duke mos i deklaruar punëtorët, ose në rastin më të keq shkurtime nga puna.
Megjithatë gjëja më e rëndësishme është masa e rritjes së pagës minimale. Nga disa ekonomistë vlerësohet se një pagë minimale deri në 60% të pagës mesatare nuk do të ketë efekte në ekonomi. Në rastin e Shqipërisë, paga mesatare është rreth 52 mijë lekë, kështu që një pagë minimale sa 60%, rreth 30 mijë lekë është e pranueshme.
Përtej saj, kostot për bizneset do të rriteshin shumë duke dështuar në qëllimin e rritjes së pagës minimale.
Ndiqni emisionin e plotë:
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola