1 Dhjetori, Dita Botërore e sensibilizimit kundër HIV/AIDS

1 Dhjetor 2023 | 07:30

1 Dhjetori, që prej vitit 1988, njihet në të gjithë botën si dita kundër HIV/AIDS. Kjo ditë është përcaktuar si një ditë sensibilizimi dhe një ditë për të përkujtuar të gjithë njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Në Ditën Botërore të HIV/AIDSit, Organizata e Kombeve të Bashkuara bën apel për zero infeksione të reja, zero diskriminim dhe zero vdekje nga virusi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se mbi 110 mijë persona në mbarë Evropën janë diagnostikuar pozitivë për HIV/AIDS. 98 prej tyre janë regjistruar në Shqipëri. Ritmet e rritjes mbeten të larta, por vdekshmëria ka rënë me 40% që nga viti 2013, që shënoi numrin më të lartë të vdekjeve nga ky virus.

Në krahasim me vitin 2021 është shënuar një rritje e rasteve me 4.2%, por, po të krahasohet me vitin 2019, rastet janë ulur me 20.5%. Më zbulimin e kurave për të luftuar këtë virus, vdekshmëria e të prekurve ka pësuar rënie me 44.1% në krahasim me vitin 2013, kur pati 1373 vdekje. Në total për vitin 2022 kanë ndërruar jetë në rajonin e Evropës 767 persona.

Sipas të dhënave të raportit, mbi 90% e infeksioneve janë si pasojë e raporteve seksuale, ndërsa 5.9% lidhet me përdorimin e drogës me rrugë injeksioni. Në raport theksohet se faktor që ka kontribuuar në rritjen e diagnozave në vitin 2022 përfshijnë dhe rifillimin e shërbimeve normale të testimit pas pandemisë COVID-19.

Ilaçi parandalues për HIV

Një medikament që ndalon infektimin me HIV ka rezultuar të jetë një trajtim parandalues shumë efektiv gati  masën 99%. Ky është përfundimi që ka dalë pas një studimi me mbi 24.000 njerëz që e kanë marrë atë në të gjithë Anglinë.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), e cila udhëhoqi Gjykimin e Ndikimit të PrEP, tha se ky ishte studimi më i madh i kryer ndonjëherë në botën reale të llojit të tij. Ai u krye në 157 klinika të shëndetit seksual në të gjithë Anglinë midis tetorit 2017 dhe korrikut 2020.

Studimi zbuloi se përdorimi i PrEP, i njohur gjithashtu si profilaksia, zvogëloi shanset për t’u infektuar me HIV me rreth 86% kur përdoret në jetën e përditshme. Studimet klinike sugjeruan se ilaçi është 99% efektiv.

Historiku në Shqipëri

Në Shqipëri dy rastet e para me HIV u zbuluan në vitin 1992 dhe që prej atij viti, numri ka ardhur gjithmonë në rritje konstante. Megjithëse numri i përgjithshëm nuk përbën ndonjë shifër alarmante, sipas ekspertëve të fushës, realiteti është krejt ndryshe nga shifrat e deklaruara. Ecuria e numrit të personave të diagnostikuar me AIDS në vitet e fundit është gati 50 për qind e rasteve të zbuluara.

Edhe pse është punuar shumë për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e virusit, ende mbetet shumë për t’u bërë. Problem për vendin tonë mbetet transmetimi përmes gjakut. Pjesa dërrmuese e rasteve gjatë këtyre viteve është mosha 25 deri 45 vjeç, ndërsa 70% janë burra dhe vetëm 30% femra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026